Home > Uncategorized > Kupina: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Osmani, më e larta në historinë e këtij institucioni

Kupina: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Osmani, më e larta në historinë e këtij institucioni

//
/
Comments are Off

Institucioni i Presidencës së Kosovës është vlerësuar si institucioni me të cilin qytetarët janë më së shumti të kënaqur.

Kështu kanë thënë të dhënat e publikuara nga raporti i UNDP-së i Pulsit Publik.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se pëlqyeshmëria me punën e presidentes është më e larta në historinë e këtij institucioni.

“Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %. Kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës”.

“Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore”, ka thënë Kupina.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të enjten ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik. /Klankosova.tv

The post Kupina: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Osmani, më e larta në historinë e këtij institucioni appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights