Fitorja 2-1 në stadiumin “Kópavogsvöllur” në Islandë kundër vendasëve të Breidablik, i ka dhënë Dritës mundësinë që me së paku me barazim në ndeshjen e kthimit, ta kalojë raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Për dallim nga vitet e kaluara kur skuadra nga Gjilani përballej me kundërshtarë shumë të fortë, duket se tani për ta kanë rënë shkëndijat e para që mund të arrihet një rezultat historik, së paku faza “Play-Off”, njofton klankosova.tv
Nëse fillimisht islandezët kalohen, “Intelektualët” në rrethin e tretë të UEFA Europa Conference League nuk do të luajnë me nivelin e Feyenoord, Antwerp, Legia apo Viktoria Plzen, siç ndodhi në të kaluarën. Drita do të përballet me fituesin e skuadrës modeste të Irlandës Veriore, Cliftonville F.C. apo FK Auda e Letonisë. Këta të fundit triumfuan 2-1 në ndeshjen e parë.
Letonezët po e përjetojnë pjesmarrjen e tyre të parë në hsitori në garat ndërkombëtare, kurse irlandezo-veriorët tash e 8 vite nuk kanë ditur ta kalojnë një rreth të vetëm eliminator. Njejtë si skuadra kosovare që mund të ndeshet me ta, edhe Cliftonville këtë edicion e ka nisur kampanjën evropiane nga raundi i dytë, raporton klankosova.tv
Në duel me secilën prej tyre, Drita do të jetë favorite në letër për shkak të kualitetit, rankimit në UEFA si dhe historikut të saj në kualifikime ndërkombëtare.
3 herë kampioni i Kosovës aktualisht gjendet në pozitën e 183 sa i përket koeficientit të UEFA-s me 6500 pikë, kurse Auda në vendin e 375 me 1500 pikë dhe Cliftonville rankohet në pozitën e 405 me 1000 pikë.
Deri tani gjilanasit më së largu kanë shkuar deri tek faza e tretë kualifikuese në Europa League, ku në vitin 2020 janë eliminuar nga Legia e Varshavës!
A është 2024-ta viti i Dritës që të ndriqojë historinë e saj, duke arritur që mbase edhe të kualifikohet në fazën e grupeve, ku deri tani nga klubet kosovare ka arritur vetëm Ballkani, do të kuptohet më së largu deri në fund të muajit gusht.
Ndeshja kthyese Drita – Breiðablik zhvillohet të enjten më 1 Gusht, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
The post A është koha që të “ndizet” Drita? appeared first on Klan Kosova.