Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur nga një veturë, është shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga persona të panjohur nga një veturë, është shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
The post Të shtëna me armë zjarri nga vetura në drejtim të një personi në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.