Home > Lajme > Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

///
Comments are Off

Mot i ndryshueshëm pritet të merr gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave mbi vendin tonë.

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Verified by MonsterInsights