Home > Lajme > ​Tërmeti godet Algjerinë

​Tërmeti godet Algjerinë

///
Comments are Off

Një tërmet me fuqi 4.3 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot rajonin Medea në jug të kryeqytetit algjerian, por pa viktima, sipas burimeve zyrtare.

Lëkundjet ndodhi në orën 9:51 të mëngjesit me orën lokale (08:51 GMT), sipas një deklarate nga Qendra e qeverisë për Kërkime në Astronomi, Astrofizikë dhe Gjeofizikë.

Epiqendra e tërmetit ishte katër kilometra në verilindje të zonës Derrag në Medea. Forcat Algjeriane të Mbrojtjes Civile thanë se nuk kishte kërkesa për ndihmë apo thirrje urgjente pas tërmetit.

Algjeria veriore është e njohur për aktivitetin e saj sizmik, me tërmetin më të fundit të fuqishëm në maj 2003 në Boumerdes, në lindje të Algjerit – rreth 7 ballë sipas Rihterit, me mbi 2.200 viktima dhe dëme të mëdha. /AA

Verified by MonsterInsights