Home > Uncategorized > Rashica e Muçi ia bëjnë bajat Galatasarayt, e mposhtin 5-0 në finalen e Superkupës së Turqisë

Rashica e Muçi ia bëjnë bajat Galatasarayt, e mposhtin 5-0 në finalen e Superkupës së Turqisë

//
/
Comments are Off

Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi janë shpallur kampionë me Beshiktashin në Superkupën e Turqisë.

Beshiktashti e shënoi sot fitoren më thellë në histori ndaj Galatasaryt, duke e mposhtur 5-0.

Golin e parë e shënoi Ciro Immobile qysh në minutën e parë të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në minutën e 53-të ishte Svensson, ai që shënoi për ta dyfishuar epërsinë, teksa në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Beshiktashi shënoi edhe tri herë.

Immobile e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 81-të, kurse në të 91-tën Rafa Silva shënoi për 4-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Hekimoglu.

Rashica në këtë ndeshje luajti 85 minuta, kurse Muçi ishte në bankën rezervë.

The post Rashica e Muçi ia bëjnë bajat Galatasarayt, e mposhtin 5-0 në finalen e Superkupës së Turqisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights