Tenisti serb Novak Gjokoviq, për herën e parë në karrierën e tij ka arritur që ta fitojë “Medaljen e artë”, në Lojërat Olimpike.
Kjo pasi në finale ai e mposhti tenistin spanjoll, Carlos Alcaraz.
Gjokoviq triumfoi në finale të “Paris 2024”, me rezultat 2:0.
Serbi fitoi me rezultat identik në dyja setet, 7:6, 7:6.
Kjo medalje për 37 vjeçarin, është e para pas 24 Grand Slam-ëve të fituara.
Kështu, Novak Djokoviq, i është hakmarrë Carlos Alcarazit, për dy finalet e humbura në dy vitet e fundit në Wimbledon.
The post Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Gjokoviq e fiton medaljen e artë appeared first on Klan Kosova.