Home > Uncategorized > Besnik Bislimi mirëpret Ardita Sinanin, e uron edhe zyrtarisht për detyrën e re

Besnik Bislimi mirëpret Ardita Sinanin, e uron edhe zyrtarisht për detyrën e re

//
/
Comments are Off

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur sot kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Përmes një njoftimi në Facebook, Bislimi bëri të ditur se në takim me Sinanin, i ofroi mbështetje në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në qeveri, e mirëpritëm Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e urova dhe zyrtarisht për marrjen e detyrës së re. Bashkëpunimi i jonë do të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mbështetja jonë do të vijojë të jetë e palëkundur në shërbim të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve atje”, ka shkruar Bislimi, njofton Klankosova.tv.

Pos tij, Sinani është mirëpritur sot edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

The post Besnik Bislimi mirëpret Ardita Sinanin, e uron edhe zyrtarisht për detyrën e re appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights