Skuadra angleze Chelsea ka siguruar shërbimet e portugezit Pedro Neto.
Kështu së paku ka raportuar gazetari Fabrizio Romano, i cili tha se skuadra aktuale e lojtarit, Wolves, e ka pranuar ofertën e Chelseat.
Pakoja finale për shërbimet e Netos, sipas Romanos, do të jetë në vlerë prej 60 milionë euro plus 3 milionë shtesa.
“Pedro Neto veçse është pajtuar me kushtet personale teksa agjenti i tij, J. Mendes e arriti marrëveshjen me Chelsean sot”, shkroi Romano.
Ndërkaq, sipas tij, Wolves tani dëshiron Carlos Forbes nga Ajaxi për të zëvendësuar Pedro Neton, i cili pritet të udhëtojë sot për në Londër.
Testet mjekësore për Pedron tashmë janë caktuar. /Klankosova.tv
The post Chelsea blen Pedro Neton për 63 milionë Euro nga Wolves appeared first on Klan Kosova.





