Home > Uncategorized > Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, Kurti jep detaje (VIDEO)

Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, Kurti jep detaje (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kurti ndau një video në Facebook me anë të së cilës mund të kuptoni më shumë informata, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre. Për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve, vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim”, ka shkruar shefi i qeverisë, njofton Klankosova.tv.

The post Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, Kurti jep detaje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights