Ish-politikani, Dukagjin Gorani, tha se Kosova për herë të parë në Konferencën e Rambujesë ka treguar që partneriteti ndërkombëtar është më i rëndësishëm se statusi formal.
“Ne prej Rambujesë nuk e kemi marrë vesh një send, e ajo ka qenë hera e parë kur Kosova politike ka treguar gatishmëri që të jetë e arsyeshme politikisht, deri në masën e arritjes së një kompromisi. Pra mes partneritetit dhe aleancës së sigurt perëndimore dhe arritjes së statusit tonë të dëshiruar, Kosova politike atëherë e ka zgjedhur të parën, që në dukje të parë duket që është humbë, mirëpo sot ne pikërisht sot mundemi ta kuptojmë sa të vlen ty liria dhe pavarësia pa aleatë, pa partnerë, pa miq dhe pa mbështetje”, tha Gorani në Rubikon të Klan Kosovës.
Megjithatë sipas gazetarit, nga Rambujeja sot po nxirren leksione të gabuara e të dëmshme për vendin.
“Ka plotë vende në botë që janë të lira dhe të pavarura nominalisht dhe formalisht dhe askush s’ka qejf të jetojë në to, kështu që prej marrëveshjes së Rambujesë mendoj se është dashur të nxirrej një leksion i rëndësishëm e mendoj se historia tregon se është nxjerrë leksioni i gabuar. Janë nxjerrë dy leksione të gabuara, njëra është që Perëndimi na e do të keqen dhe këqyrë me ba kompromis mes neve dhe serbëve, dhe leksioni i dytë është që na ka bërë shumë problem është fakti që në situata të tilla janë mundu të krijohen mite prej personaliteteve të gjalla, me kriju mite dhe pa diskutueshmëri të personalitetit”, tha Gorani.
The post Gorani: Nga Rambujeja është nxjerr një leksion i gabuar dhe i dëmshëm appeared first on Klan Kosova.