Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi ka bërë të ditur se përgjatë 14 dhe 15 gushtit janë evidentuar 6 raste të shkeljes së vendimit për kufizim të orarit të punës, si pasojë e temperaturave të larta në vend.
Kështu tha Nikçi në një përgjigje për Klankosova.tv.
Nga gjashtë rastet e evidentuara, tre raste janë punëtor duke punuar në kundërshtim me vendimin në sektorin e ndërtimtarisë, dy raste të shtatzënave dhe një rast të sëmundjes kronike.
“Ju njoftoj se vendimi i datës 13 Gusht i Ministrisë së Shëndetësisë për reduktimin e orarit të punës po gjen zbatim për faktin se përgjatë dy ditëve të kaluara, 14 dhe 15 Gusht, përgjatë kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë, Inspektorati Qendror i Punës, ka evidentuar gjithsej vetëm 6 raste ku 3 raste janë evidentuar punëtorë duke punuar në kundërshtim me vendimin në sektorin e ndërtimtarisë, 2 raste të shtatzënave dhe 1 rast të sëmundjes kronike”, tha Nikçi për Klankosova.tv.
IQP-ja bënë thirrje tek të gjitha subjektet juridike që të bëjnë zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
The post Vapa e madhe, Nikçi: Janë shqiptuar gjashtë raste që kanë shkelur vendimin për kufizim të orarit appeared first on Klan Kosova.