Home > Uncategorized > Presidenca për caktimin e zgjedhjeve: U zgjodh një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira

Presidenca për caktimin e zgjedhjeve: U zgjodh një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira

//
/
Comments are Off

Pasi presidentja Vjosa Osmani, e përcaktoi 9 shkurtin e 2025-tës për zgjedhjet paralamentare, Presidenca thotë se kjo është një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira.

“Presidenca ka vlerësuar se është me rëndësi që fushata zgjedhore të fillojë pas përfundimit të një sërë festash kalendarike të cilat vazhdojnë deri me datën 7 janar”, shkroi Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

“Për më tepër, Presidentja Osmani tashmë ka ftuar BE-në që të dërgojë një mision për vlerësim preliminar, ndërkaq sipas praktikave, do t’i drejtohet sërish BE-së sa i përket misionit vëzhgues, ku do të propozohet që të monitorohet edhe periudha e fushatës, e jo vetëm dita e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Kupina tutje tha se duke pasur parasysh që edhe prezenca e ekipeve monitoruese mund të afektohet nga periudha e festave, edhe kjo u mor parasysh në përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

The post Presidenca për caktimin e zgjedhjeve: U zgjodh një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights