Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar nga detyra pas rastit tragjik të ndodhur mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku u vra një person.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
Ky suspendim vie pasi i njëjti thuhet se nuk ka monitoruar policët që ka pasur.
Masa e suspendimit të shefit të ndërrimit nuk u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës por nga Policia, si masë preventive për ngjarje të tjera.
“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, ka deklaruar Reka.