Home > Uncategorized > Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore

Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore

//
/
Comments are Off

Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë se si pasojë e motit të ligë, përveç katër të lënduarve, si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën një grua.

”Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion ndërsa sot dhe pritet të bëhet varrimi i saj.

Kërkoi strehë nën pemë, rrufeja mbyti gruan në Prevallë dhe la me lëndime katër të tjerë (VIDEO)

The post Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights