Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurti për veprimet e tij në veri të vendit.
Ish-kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe lirimin e Kurtit pas luftës nga burgu i Serbisë. Sipas Haradinajt, lirimin e tij e ia ka mundësuar presidenti i atëhershëm i Serbisë, Vjosllav Koshtunica, siç tha ai ‘vetëm për një shqiptar, për zotri Albin Kurti’.
Haradinaj: Bukur vështirë me besuar që e ka liruar Kurtin pa materien e nevojshme
Haradinaj ka kritikuar edhe për verimet e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla sa i përket çështjes së Urës së Ibrit.
Ai më tej theksoi se amerikanët nuk janë që mos me u qel ura, sipas tij, ‘ata donë më shumë se çdo kush, por nuk po donë me u ndarë veriu’.
Haradinaj: Si ka mundësi që vetëm një i burgosur është falë
“Shkojnë me lyer urën, ministri rri në këmbë aty, gjema një vend në botë që ministri i Brendshëm shikon kah lyhet një urë. Shkon veri me pi kafe me 30 policë. Shkojnë me u la në Ujman me bërë video. Këta skenar të atyre që i i kanë me vete i ka lexuar Amerika, për ata nuk ju beson. Unë e kisha qel urën para dy tre viteve, katër vjet qeverisje ish harrua ura. Sot vjen puna me të thënë “mos mi rreziko ushtarët. Këta njerëz janë kah e rrezikojnë vendin, aleancat jetike të vendit dhe këtë njerëz duhet me shkuar në shtëpi. Karta e tij e veriut është vetëm fshehje e deficitit patriotik dhe fshehje e agjendës së tij të dyfishtë, sepse ky është i falur i presidentit Koshtunica. Si ka mundësi që vetëm një i burgosur është falë… Amerikanët nuk janë që mos me u qel ura, ata donë më shumë se çdo kush, por nuk po dojnë me u ndarë veriu. Ky (Kurti) ka bërë skenarë me i bërë do incidente atje, me u forcuar vija ndarëse. Këto dikush i dinë… Mitrovica nuk është vetëm, veriu s’oshtë vetun, sepse janë ata që kanë qenë gjithë, edhe kanë me qenë me Mitrovicën e me veriun tërë jetën”, tha ai.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, theksoi se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit.