Home > Uncategorized > Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët

Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët

//
/
Comments are Off

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Në njoftimin e Presidencës thuht se Osmani në takim  ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë”.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, ka thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights