Një person është ndaluar pas të shtënave me armë të raportuara pranë fushës së golfit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida.
Siç raporton CNN, Në momentin kur është raportuar për të shtëna me armë, Trump ka qenë duke luajtur golf, transmeton Klankosova.tv
Po ashtu, bëhet e ditur se autoritetet kanë gjetur një pushkë pranë fushës ndërkombëtare të golfit.
Në lidhje me ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet, derisa vetë Trump ka thënë se është i sigurt dhe në gjendje të mirë.
Ndër të tjera ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se asgjë nuk do ta ndalë dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.
“JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!”, ka deklaruar Trump.
The post Një person ndalohet pas të shtënave me armë pranë Trumpit appeared first on Klan Kosova.