Home > Uncategorized > Dy vetura digjen në Çagllavicë

Dy vetura digjen në Çagllavicë

//
/
Comments are Off

Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi për Klankosova.tv

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Klankosova.tv mëson se ky rast ka ndodhur në një autosallon./ Klankosova.tv

The post Dy vetura digjen në Çagllavicë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights