Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë i ftuar në drekën e punës që do ta shtrojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, e cila ka deklaruar se takimi në fjalë është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.
Të pranishëm aty do të jenë edhe liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë”.
“Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”, ka thënë Pisonero.
The post Kurti sot në drekë te Von der Leyen appeared first on Klan Kosova.