Opinionisti, Labinot Balaj, mendon se kryeministri Albin Kurti është pak a shumë njëfarë gjenerali pa ushtri.
Kështu u shpreh ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku shtoi se ndoshta pika më e dobët e kryeministrit është mungesa e e kuadrove.
“Ndoshta edhe për këtë e ka fajin vetë Albini, sepse prej defekteve që ia kam evidentuar është edhe fiksimi i tij pas disa personave që sado që nuk kanë arritje, nuk dinë të performojnë mirë, nuk kanë rezultate në punët e tyre përkatëse, megjithatë, Albini insiston në ta, si për shembull ka prej resorëve qeveritare, prej Kuvendit, prej këshilltarëve”.
“Ta zëmë ministrja e Arsimit, sipas meje nuk përfaqëson kurrgjë tjetër, përveç lojalitetin karshi Albinit, përkatësisht karshi qeverisë, sepse kemi parë rezultatet e saj, kemi hyrë në vitin e katërt edhe i kemi parë rezultatet e saj që ka qenë në qeverinë lokale”.
“Nëse guxoj me thanë, Albini pak a shumë është njëfarë gjenerali pa ushtri”, deklaroi Balaj.
The post Balaj: Kurti është gjenerali pa ushtri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.