Home > Uncategorized > Aktivisti i PSD-së përplaset me ekspertin Basha: ‘Është derdhur gjak për liri’ (VIDEO)

Aktivisti i PSD-së përplaset me ekspertin Basha: ‘Është derdhur gjak për liri’ (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Anëtari i PSD-së, Lisjan Perolli është përplasur në studio të emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova me ekspertin Faik Basha, lidhur me çështjen e aksionit që PSD-ja bëri tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Pasi Basha pyeti se çfarë qëllimi ka pasur protesta e djeshme, Perolli tha se ai ka qenë ilustrim i udhëkryqit në të cilin gjendet Kosova për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti.

“Ai udhëkryq është kështu: ose izolim për Kosovën, ose autonomi për veriun. Kjo është analizë, veç duhet me kuptu që për shkak të veprimeve tona kemi mbërri këtu, për shkak të veprimeve të Kurtit, nuk na ka pikë kjo situatë prej qielli, përderisa kryhen veprime të pakoordinuara atje edhe vazhdon një dialog, të cilin ti nuk je duke e ndryshuar, nuk ka me pasur rrugë tjetër, qysh e ka çu punën është kah autonomia në veri”, deklaroi Perolli.

Basha më pas vazhdoi duke thënë se problemi i shqiptarëve është që e harrojmë shpejt dhe nuk e transmetojmë tek brezi i ri, nuk e edukojmë atë me ndjenjën e patriotizmit dhe nuk ju themi atyre që për të mbrojtur këto troje, për të zhvilluar jetën dhe për të mbrojtur pronën dhe për t’i ofruar liri zotërisë (Perollit) edhe shumë zotërinjve që mendojnë si ai, është derdhur gjak.

Perolli PSD: Nuk ke nevojë mu më tregu mua se unë e vij prej një familjeje që ka luftuar në UÇK për ta çliruar këtë vend. Mos fol këso gjana. Hajde jepi ti përgjigje një pyetjeje tjetër. A e din çka është sovraniteti? Jo, jo, mos e zgjat muhabetin se u fute kot. A din çka është sovraniteti?

Basha: Mos më trego ti mua se çka flas.

Perolli PSD: Po jeepni përgjigjen për sovranitetin, a e din çka është? Sepse ajo është vendimi suprem, a po? Nëse je sovran, ti e ke vendimin përfundimtar. Pse pra nuk po hapet ura?. Kallëzona, pse s’po hapet ura?. Shumë e thjeshtë. KFOR-i e ka ndaluar. Mund të lexoni çka kanë deklaruar KFOR-i, Sarrazini edhe të tjerët, është çështje sigurie dhe çështje e cila duhet të shkojë në dialog. Kështu kanë deklaruar ata.

Basha: Të thuash që në veriun e Kosovës po ushtrohet presion, trysni dhe autoritet policore siç është ushtruar nga Ushtria e Milosheviqit në Kosovë, është tmerr more. Nuk mund të dëgjohet nga një njeri, i cili është rritë në Kosovë e ka gjak shqiptari, more. E kuptoni çfarë po thoni?

Për të parë debatin e plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

 

The post Aktivisti i PSD-së përplaset me ekspertin Basha: ‘Është derdhur gjak për liri’ (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights