Drita dhe Ballkani matin sot forcat në Gjilan.
Ky super ballafaqim i dy pretendentëve për titullin kampion, transmetohet drejtpërdrejt në Sport të platformës numër një, Art Motion, njofton Klankosova.tv.
“Intelektualët” dhe “Xhebrailat” kanë nga tre tituj kampioni në Superligë, derisa e kanë të fituar nga një herë edhe Kupën e Kosovës dhe Superkupën.
Ndonëse është kampion në fuqi, suharekasit nuk njohin fitore ndaj gjilanasëve në tri ballafaqimet mes vete, ku dy herë triumfoi Drita e një takim u mbyll 2-2, raporton Klankosova.tv.
Ky duel fillon në orën 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin ndihmës të Gjilanit, pasi me vite të tëra ky qytet është pa shpresa se arena e tyre kryesore e futbollit, mund të jetë gati në një të ardhme të afërt.
The post Super derbi i Superligës, direkt në Art Motion appeared first on Klan Kosova.