Bayer Leverkuseni ka shënuar tjetër fitore të çmendur, këtë herë duke mposhtur Wolsburgun, me rezultat 4-3.
Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me Nordi Mukielen, i cili realizoi autogol, në minutën e 5’.
Megjithatë vendasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në minutën e 14’, me anë të Florian Wirtz, i cili u asistua nga Granit Xhaka.
Kurse për golin e dytë u përkujdes Jonathan Tah, në minutën e 32’.
Ndonëse miqtë nuk u dorëzuan pasi e morën sërish epërsinë. Fillimisht shënoi Sebastian Bornauw, në minutën e 37’.
Teksa golin e barazimit e realizoi Mattias Svanberg, në minutën e 45’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Por “Farmaceutikët” me të nisur pjesën e dytë e barazuan rezultatin me anë të Piero Hincapier, në minutën e 48’.
Ndërsa për golin e fitores edhe po pyesni kur u shënua? Kuptohet që në kohën shtesë.
Ishte Victor Boniface, i cili u gjend mirë në 16-metersh për të gjetur golin e fitores në minutën e 93’.
Leverkuseni pas fitores kalon në pozitën e dytë me nëntë pikë të grumbulluara pas katër xhirove.
Në ndeshjen e ardhshme ata i shkojnë Bayern Munichut, që nuk ka humbur akoma asnjë ndeshje, duke u renditur në vendin e parë me 12 sosh.
The post Koha shtesë aleat i përbetuar i Leverkusenit të Xhakës appeared first on Klan Kosova.