Prekja me dorë e topit nga mbrojtësi i Spanjës Marc Cucurrella, në ndeshjen kundër Gjermanisë, në “EURO 2024” bëri bujë të madhe.
Kishte mendime pro dhe kundër, se a duhej të akordohej penallti apo jo.
Por, prekja me dorë e mbrojtësit iberik në zonën e rreptësisë, nuk e bindi gjyqtarin Anthony Taylor, që ta drejtonte gishtin kah pika e bardhë, pavarësisht se kishte kundërshtime të ashpra nga gjermanët.
Disa muaj pasi u zhvillua kjo lojë, UEFA, gjegjësisht Komisioni i Arbitrave i ka informuar sot gjyqtarët, se aty kishte një gabim.
Ky komision tregoi se penalltia do të duhej të akordohej për kombëtaren gjermane, transmeton Klankosova.tv
Konkluzioni doli nga shtëpia evropiane e futbollit, këtë të hënë.
Sipas asaj që bëhet e ditur, gjyqtari Taylor nuk është fajtori i vetëm, në atë rast mungon edhe thirrja e VAR.
Gjithsesi, koha nuk kthehet mbrapa dhe për ndeshjen në fjalë nuk mund të ndërmerret asnjë veprim.
The post Prekja me dorë e Cucurrelas: UEFA pranon gabimin, penalltia duhej t’i takonte Gjermanisë appeared first on Klan Kosova.