Barcelona u godit në fundjavë edhe nga një humbje lojtarësh, pasi që portieri gjerman Marc Ander ter Stegen pësoi një lëndim i cili i ka kushtuar me fundin e sezonit për të.
Ndërkaq, ish-gardiani i Katalunasve i cili u pensionua sivjet, Claudio Bravo, e ka shprehur gatishmërinë për të mbrojtur për liderët e La Ligës nëse ata ia kërkojnë këtë.
“Nëse më do Barcelona, jam i gatshëm që të tërhiqem nga pensionimi”, ka thënë kiliani.
Bravoja ishte larguar në drejtim të Manchester Cityt nga Barcelona më 2016 pikërisht për shkak të konkurrencës me ter Stegenin.
The post Ish-portieri i Barcelonës gati të dalë nga pensionimi për ta appeared first on Klan Kosova.