Home > Uncategorized > Enis Zabërgja pensionohet nga futbolli aktiv

Enis Zabërgja pensionohet nga futbolli aktiv

//
/
Comments are Off

Njëri nga futbollistët më të njohur në Kosovë, Enis Zabërgja, ka njoftuar se tashmë i ka “varur” këpucët.

Këtë vendim ai e mori pas më shumë se dy dekadash në futbollin profesionist në vend.

Zabërgja tha se gjatë karrierës “ka fituar gjithçka që mund të fitohet”.

Ai ka bartur fanellat e disa klubeve kosovare si: Hysi, Llapi, Drenica dhe Trepça.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Mitrovicës që garon në ligën e parë të futbollit.

Enis Zabërgja luajti edhe për kombëtaren e Kosovës.

The post Enis Zabërgja pensionohet nga futbolli aktiv appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights