Home > Uncategorized > Koloneli Ibishi: Iranit iu deshën veç 7 minuta që raketat të mbërrinin në Izrael

Koloneli Ibishi: Iranit iu deshën veç 7 minuta që raketat të mbërrinin në Izrael

//
/
Comments are Off

Dy ditë më parë, Irani ka lëshuar rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit, përkatësisht kryeqytetit Tel Aviv.

Në lidhje me këto zhvillime ka folur Koloneli Ismet Ibishi, i cili dha detaje për raketat që i përdori Irani në sulmin ndaj Izraelit.

Ibishi tha në “Ora Shtatë” në Klan Kosova se Iranit i janë dashur vetëm 7 minuta që të arrijnë në Izrael.

“Sic kam parë nga literatura, Iranit i janë dashur 7 minuta që raketat të arrijnë në Izrael. Po flasim për 1 mijë e 400 kilometra”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Nga sulmi iranian mbetën të vrarë gjashtë izraelitë, teksa shumica e raketave iraniane u shkatërruan në ajër nga sistemi anti-raketor i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

The post Koloneli Ibishi: Iranit iu deshën veç 7 minuta që raketat të mbërrinin në Izrael appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights