Ora 17:15, në palestrën sportive “Minatori”, do të luhet “El Clasico” e basketbollit.
Trepça dhe Sigal Prishtina, do të jenë përballë njëri-tjetrit në supersfidën që transmetohet në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.
Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje.
Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.
Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës.
Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.
The post “El Clasico” e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina në Artmotion appeared first on Klan Kosova.