Home > Uncategorized > Kosova debuton me tri humbje për një ditë në e-FIBA season 3

Kosova debuton me tri humbje për një ditë në e-FIBA season 3

//
/
Comments are Off

Kosova ka debutuar në kualifikimet e Kampionatit Botëror, eSports Basketball, e-FIBA season 3.

Kjo ishte paraqitja e parë në garat ndërkombëtare të këtij sporti shumë atraktiv.

Federata e Basketbollit, paraqitjen e Kosovës në këtë kampionat e ka cilësuar si të mirë, ndonëse tri ndeshjet që i zhvilluan sot, i humbën.

“Djemtë e ekipit tonë na bënë krenarë me paraqitjen e parë historike të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror eSports Basketball, e-FIBA season 3”, ka thënë FBK-ja, raporton Klankosova.tv.

Rezultatet e ditës së sotme:

Kosova vs Zvicra 97:119

Kosova vs Greqia 86:134

Kosova vs Franca 120:163

“Ekipi ynë do të vazhdojë rrugëtimin në 3 ndeshjet e ardhshme, të enjten, me 10 tetor kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe Suedisë”, ka njoftuar FBK-ja.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të FBK-së në Twitch, në këtë link: www.twitch.tv/e_fbk

The post Kosova debuton me tri humbje për një ditë në e-FIBA season 3 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights