Home > Uncategorized > Dijoni me epërsi të thellë ndaj Trepçës në pjesën e parë në Fiba Europe Cup

Dijoni me epërsi të thellë ndaj Trepçës në pjesën e parë në Fiba Europe Cup

//
/
Comments are Off

Trepça po humb me rezultat të thellë prej Dijonit në ndeshjen e parë të grupit H në Fiba Europe Cup me rezultat 62-39.

Francezët ishin më të mirë se minatorët edhe në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 34:27, por që epërsia u rrit në 10-minutëshin e dytë.

Në çerekun e dytë, “Minatorët” arritën që të shënonin vetëm 12 pikë, teksa Dijoni arriti që të shënonte 28 sosh.

Më i miri në pjesën e parë ishte Tmushiq i Trepçës me 17 pikë të shënuara e dy topa të vjedhur, kurse te Dijoni u dallua McDuffie me 13 pikë të shënuara e një top të vjedhur.

 

The post Dijoni me epërsi të thellë ndaj Trepçës në pjesën e parë në Fiba Europe Cup appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights