Drejtori i stacionit televiziv “Florida Shqiptare”, Ardian Kraja, ka folur për uraganin “Milton”, i cili parashihet ta godas këtë shtet rreth orës 02:00 të natës së sotme.
Kraja tha se uragani është zhvendosur më në jug të zonës ku jetojnë shumica e shqiptarëve në Florida.
“Aktualisht uragani është me kategori 3, e ka zvogëluar shpejtësinë e erës dhe besoj se për aq rrugë sa i mbetur, duhet t’i ketë mbetur edhe rreth 100 milje, besoj se për këto 100 milje besoj se mund të bie edhe në kategorinë e dytë”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se shumë njerëz janë evakuuar, teksa shtoi se në Florida u krijua edhe një situatë e paprecedentë, ku sipas tij, trafiku ishte shumë i vështirë.
“Ajo që është më e rrezikshmja është ngritja e ujit, ku parashikohen ngritje të mëdha të ujit. Shpresojmë në të mirën”.
“Shumë njerëz janë evakuuar. Zonat që janë në nivelin e ujit dhe pak më lart se niveli i ujit, kryesisht ato shtëpitë e plazhit, kishin urdhër që të evakuoheshin. Ndërsa të tjerët janë evakuuar nga frika, dikush në grup e kështu me radhë dhe krijuan një situatë të paprecedentë ku trafiku ishte shumë i vështirë”, tha ai.
The post Kraja nga Florida për uraganin “Milton”: Shumë njerëz janë evakuuar – parashihen ngritje të mëdha uji appeared first on Klan Kosova.