Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka marrë pjesë ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazxhasë në Tiranë të Shqipërisë.
Në fjalimin e tij, ai ka thënë se xhamia në fjalë është më e madhja në Ballkanin Perëndimor.
“Xhamia e Namazxhasë, tashmë do zë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar dhe gjashtë shekuj”.
Më tej, ai shtoi se xhamia në fjalë përfshin në vete shumë gjëra në të mirë të njerëzve, përfshirë bibliotekë.
“Xhamia e Namazxhasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt ibadeti e adhurimi, por është menduar akoma më e gjerë multifunksionale dhe do t’iu ndihmojë besimtarëve në çdo aspekt”, ka thënë Erdogan. /Klankosova.tv
The post Erdogan: Xhamia e Namazxhasë më e madhja në Ballkan, multifunksionale appeared first on Klan Kosova.


