Lojtarët e Bashkimit u treguan më të aftë se ata të Yllit në ndeshjen e sotme, në fushën e basketbollit.
Përballja e cila filloi në ora 17:00 në Suharekë, përfundoi me rezultat 77-66 në të mirë të Bashkimit, raporton Klankosova.tv.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi për Bashkimin, me 36 pikë, ndërsa Ylli grumbulloi 25 sosh.
Ndër lojtarët e Bashkimit, në pjesën e parë më i zoti u tregua Mack Smith me shtatë pikë, një kërcim, dhe tri asistime.
Me shtatë pikë dhe tri asistime si më i dalluari nga skuadra e Yllit u tregua në pjesën e parë Terell Brown, ndërsa për dallim nga kundërshtari i tij Smith ai nuk pati asnjë kërcim.
Edhe në fund të ndeshjes më së shumti pikë doli të ketë Mack Smith me gjithsej 22 sosh, tri kërcime, dhe katër asistime.
Nga basketbollistët e Yllit, si një pjesën e parë ashtu edhe të dytën Terrell Brown shkëlqeu më së shumti me gjithsej 24 pikë, katër asistime, ndërsa kërcim nuk pati.
The post Bashkimi sonte shkëlqeu më fort se Ylli appeared first on Klan Kosova.