Home > Uncategorized > Më të mirët nga Zvicra dhe Kosova bashkë për “Prizrenin e Ri”

Më të mirët nga Zvicra dhe Kosova bashkë për “Prizrenin e Ri”

//
/
Comments are Off

Më të mirët e Zvicrës me më të mirët e Kosovës kanë bashkuar forcat për t’i dhënë qytetit historik të Kosovës, Prizrenit, projektin multifunksional „Prizreni i Ri“.

Të hënën u shënua fillimi zyrtar i punimeve në kompleksin gjigant, i cili do të përfshijë disa blloqe me sipërfaqe për banim, afarizëm dhe objekte të tjera përcjellëse, të mjaftueshme për një qytet të vogël, projekt që ka lidhur bashkë kompani të suksesshme nga Zvicra dhe Kosova, në fushën e ndërtimit, hotelierisë, prodhimit dhe shërbimeve.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, e ka vlerësuar shumë lart këtë projekt, duke ofruar përkrahjen e pa rezervë të komunës për realizimin e tij.

“Ne jemi të lumtur që për këtë investim gjigant është kombinuar përvoja e punës dhe profesionalizmit evropian dhe vendor që të jetësohet ky projekt madhështor pikërisht në qytetin e Prizrenit”, u shpreh nënkryetari Gashi.

Kurse, menaxheri i projektit, Azem Rexhaj, u ndal veçanërisht në përvojën e lartë ndërkombëtare në këtë projekt.

“Me një histori të gjatë suksesi në ndërtimin e projekteve të mëdha në Zvicër, ata tani po sjellin ekspertizën e tyre të vlefshme në Kosovë. Kjo përvojë ndërkombëtare na siguron që ky projekt do të realizohet me standardet më të larta, duke ndjekur praktikat më të mira që ata kanë zbatuar me sukses në Evropë”, nënvizoi Rexhaj.

Të pranishmit thanë se vizioni i këtij projekti është që ta transformojë industrinë e ndërtimit, përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe standardeve të larta të cilësisë, duke siguruar që të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në mirëqenien e komunitetit. “Prizreni i Ri” do të ketë 152 mijë metra sipërfaqe, 860 njësi banimi, kurse edhe 13 mijë metra katrorë hapësirë afariste. Rëndësi të madhe i është dhënën hapësirës së gjelbër, me plot 15 mijë metra katrorë, të përcjella me 1118 parkingje dhe sipërfaqe totale nëntokësore prej 31 mijë metra katrorë.

The post Më të mirët nga Zvicra dhe Kosova bashkë për “Prizrenin e Ri” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights