Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që kanë dalë në shitje biletat për përballjen Rumani-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova (për sektorin e tifozëve të Kosovës), në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 15 nëntor 2024, ora 20:45, në ‘National Arena’ në Bukuresht”,
“Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës Rumune në linkun e mëposhtëm:
https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO
“Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00”.
Ata po ashtu kanë nnjoftuar që biletat janë të personalizuara dhe në stadium mund të hyjnë vetëm personat me emrin e të cilëve janë blerë biletat.
The post Dalin në shitje biletat për tifozët dardanë për ndeshjen Rumani-Kosovë appeared first on Klan Kosova.