Një person i panjohur ka bërë pagesë derivatesh në një pompë në Gjilan me 500 euro të falsifikuara.
Rastin në polici e ka lajmëruar punëtori i pompës.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën e derivateve me kartëmonedhë prej 500 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
The post Dikush bëri pagesë në pompë derivatesh me 500 euro të falsifikuara, nisin hetimet appeared first on Klan Kosova.