Home > Uncategorized > Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin (VIDEO)

Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

E quajti burrë guximtar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, këtë epitet ia dha homologut të tij të ardhshëm, Donald Trump, me të cilin pohoi se ishte impresionuar që  në ditën e atentatit kur ky i fundit u qëllua në vesh.

Më këtë ndjenë respekti për të, në forumin ndërkombëtar në Soci ia uroi fitoren vendimtare republikanit  në zgjedhje presidenciale të Amerikës.

Megjithatë, Putin këtë urim nuk ia përcolli përmes telefonit, siç bëjnë shumë liderë të tjerë botërorë, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, përmes telefonit me Trump tashmë ka folur ukrainasi Volodymyr Zelenskyy, i cili u shpreh i shqetësuar për fatin e Ukrainës dhe planet e amerikanit për luftën.

Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takuan në Nju Jork në shtator, disa ditë pasi amerikani republikan kritikoi miliardat e ndihmave për Ukrainën, duke akuzuar Zelenskyyn se nuk po bën sa duhet për të dhënë fund luftës.

The post Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights