Java e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje tejet interesante.
Kampioni aktual i Kosovës Ballkani, do ta mirëpresë Malishevën, duke filluar nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit”, në Suharekë.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare të këtij dueli.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës më gjigante televizive në vend, Artmotion.

The post Në Suharekë Ballkani e kërkon fitoren kundër Malishevës appeared first on Klan Kosova.



