Home > Uncategorized > Djegia e veturës në rrugën Duhël-Prishtinë, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit (VIDEO)

Djegia e veturës në rrugën Duhël-Prishtinë, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit.

“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

The post Djegia e veturës në rrugën Duhël-Prishtinë, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights