Home > Uncategorized > Gjermania nuk do t’i japë Ukrainës raketa me rreze të gjata

Gjermania nuk do t’i japë Ukrainës raketa me rreze të gjata

//
/
Comments are Off

Gjermania i qëndron vendimit të saj për të mos ofruar raketa me rreze të gjata veprimi për Ukrainën, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Zëdhënësi u pyet nëse mund të ketë një ndryshim në politikë pas vendimit të SHBA për të lejuar Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë në territorin rus.

“Vendimi i kancelares është i pandryshuar”, thotë zëdhënësi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjermania është donatori i dytë më i madh i Ukrainës për ndihmën ushtarake pas SHBA-së, por kancelari Olaf Scholz ka zgjedhur të mos e pajisë Ukrainën me raketa Taurus me rreze të gjata veprimi të prodhimit gjerman.

Udhëheqësi gjerman u përball me polemika javën e kaluar pasi foli me presidentin rus Vladimir Putin në telefon, një lëvizje të cilën homologu i tij ukrainas e etiketoi “kutia e Pandorës” dhe se kjo dobësoi izolimin e Putinit.

The post Gjermania nuk do t’i japë Ukrainës raketa me rreze të gjata appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights