Home > Uncategorized > Ademi, futbollistëve: Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane

Ademi, futbollistëve: Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane

//
/
Comments are Off

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i ka uruar për fitoren futbollistët e kombëtarës së Kosovës.

Ademi tha se djemtë e kombëtares sonte shkëlqyen sërish.

“Goli i Muharrem Jasharit, i shënuar në fazën e hershme të lojës dëshmoi forcën dhe përgatitjen e ekipit tonë. Edhe pas përjashtimit të tij në fund të pjesës së parë, skuadra tregoi karakter të jashtëzakonshëm, duke menaxhuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme e duke fituar me meritë 1:0”, tha Ademi.

Numri një i FFK-së shprehu mirënjohjen edhe për përkrahjen e tifozëve “Dardanët”, por edhe të pranishmëve të tjerë në stadium.

“Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane. Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi drejt fitoreve të reja!”, tha Ademi.

The post Ademi, futbollistëve: Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights