Home > Uncategorized > Forumi Rinor i LDK-së kallëzim penal ndaj Pecit dhe Pacollit

Forumi Rinor i LDK-së kallëzim penal ndaj Pecit dhe Pacollit

//
/
Comments are Off

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurori ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, dhe deputetes, Fitore Pacolli.

“Unë sot bashkë me Sekretarin e Forumit të Rinisë, Egzon Pacolli kemi dorëzuar kallëzimin penal kundër Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, ministrit të Bujqësisë deputete njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi” kanë thënë nga Forumi Rinor i LDK-së.

“Pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj, përmes ndikimeve të saj që ne dyshojmë që janë të dukshme, me ministrin Faton Peci që ia ka nda 100 mijë euro vëllait të saj, ditën e djeshme është zbulu edhe skandali tjetër që përvec vëllait të saj, ia ka nda edhe dajës së saj 100 mijë euro të tjera”.

“Kjo e bën jashtëzakonisht shqetësues këtë rast edhe kjo tregon që fondet publike, paraja publike, buxheti i Kosovës po keqpërdoret në mënyrën ma brutale të mundshme e ne këtë nuk bën me e toleru në asnjë moment”.

The post Forumi Rinor i LDK-së kallëzim penal ndaj Pecit dhe Pacollit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights