Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers duke i dhënë fund startit perfekt të këtyre të fundit prej 15 ndeshjesh e 15 fitoresh.
Kampionët fituan me vetëm tri pikë epërsi, 120:117, ndonëse udhëhoqën bindshëm deri në çerekun e tretë.
Donovan Mitchell i Cavs-ave dha 35 pikë, por 33 pikët e 12 kërcimet e Jayson Tatumit të Keltëve dolën më vendimtare.
The post Clevelandin e ndal kampioni pas startit të ëndrrave appeared first on Klan Kosova.