Një rast tragjik ka ndodhur dje në Prizrenit.
Një 25-vjeçar ka vdekur në vendin e punës.
Ai dyshohet se ishte goditur nga një profil metali në kokë.
Lidhur me rastin policia njofton se janë arrestuar tre menaxherët e kompanisë.
Ata pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion:”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv
Rasti po hetohet nga policia si “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
The post Vdekja e 25 vjeçarit në vendin e punës, arrestohen tre menaxherët e kompanisë appeared first on Klan Kosova.