Artistët e Teatrit Kombëtar kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë kërkuar trajtim dinjitoz dhe reflektim nga institucionet mbi rëndësinë e artit dhe krijimtarisë, të cilat, sipas tyre, ruajnë identitetin kombëtar dhe kulturor, raporton Klankosova.tv.
“Artistët janë pasuria e një shoqërie. Përmes punës sonë dokumentojmë ngjarje historike dhe sociale, duke përcjellë kulturën tonë brezave të ardhshëm. Por përkushtimi ynë nuk mund të vazhdojë të keqpërdoret, duke qenë ndër më të degraduarit në rajon”, bëhet e ditur në një njoftim të Sindikatës së Artistëve.
Protestuesit kritikuan siç e quajtën diskriminimin ligjor ndaj tyre, dhe theksuan se ai sfidon dinjitetin e profesionit të tyre.
“Ky gabim është turp për ata që kanë lejuar degradimin tonë,” u shprehën ata.
Artistët paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa të sigurojnë të drejtat e tyre legjitime, dinjitetin profesional dhe respektin që meritojnë.
Ata ndodhen në grevë tash e 11 ditë.Klankosova.tv
The post Artistët e Teatrit Kombëtar protestojnë para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë appeared first on Klan Kosova.