Home > Uncategorized > Arifi për rastin RTK-AKI: Duhet hetim, u cenua integriteti i AKI-së

Arifi për rastin RTK-AKI: Duhet hetim, u cenua integriteti i AKI-së

//
/
Comments are Off

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, në një audio-incizim të publikuar nga “Paparaci”, e kishte implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për rastin e publikimit të lajmit nga mediumi i dyshimtë boshnjak “Slobodna Bosna”, lajm i cili implikonte dy media kosovare se janë nën ndikimin e pushtetit në Serbi.

Për këtë çështje, në emisionin “Rubikon” u diskutua me panelistët.

Opinionisti Avni Arifi tha se duhet të ketë hetim për këtë rasti pasi u cenua integriteti i AKI-së.

“Në këtë incizim shihet qartë që drejtori (i RTK-së) e ka implikuar direkt AKI-në. Deklarata e tij është katastrofale. Për këtë gabim ka dhënë drejtori i RTK-së e dy anëtarë bordi, e ky po mendon ta përfundojë këtë me kërkimfalje”, u shpreh Arifi, duke iu referuar postimit të tij të fundit në Facebook.

Në reagimin e tij, Gërvalla përmend “sulmet hibride” që thotë se po i bën Serbia ndaj Kosovës.

Por, Arifi thotë se më shumë luftë hibride po bën drejtori i RTK-së kundër AKI-së.

“Është duke e cenuar dhe dëmtuar AKI-në, dhe nuk guxon të bie në këtë nivel”, tha Arifi. /Klankosova.tv

The post Arifi për rastin RTK-AKI: Duhet hetim, u cenua integriteti i AKI-së appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights