Kandidati i PDK-së për kryeministër, Badri Hamza, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza shprehet se takimi u bë në prag të festës së madhe të 28 Nëntorit.
“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, shkroi Hamza në postimin e tij.
E nga PDK theksuan se kandidati i tyre për kryeministër të Kosovës ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
The post Hamza e Rama takohen në prag të 28 Nëntorit appeared first on Klan Kosova.