Gjigandi kosovar i kafesë, Prince Caffe, në nder të 28 Nëntorit sot bëri një bëri një prezantim informues para banorëve të shtëpisë më të famshme në vend Big Brother Vip Kosova, si dhe pati një sfidë për ta.
Melita Lleshi nga laboratori i fabrikës në Prince Caffe në Pejë dhe baristi Jetmir Maliqi ishin të pranishëm bashkë me banorët për t’i informuar dhe për të realizuar sfidën.
Lleshi, mes tjerash, bëri edhe një historik të fabrikës së kafesë nga Prince Caffe teksa edhe njoftoi banorët për sfidën që kanë që të pikturojnë në filxhan.
“Kafeja lëndën e parë e ka kafenë e gjelbër e cila pranohet në fabrikën tonë, kontrollohet në laborator pastaj hyn në procese të ndryshme teknologjike duke filluar nga formulimi i recepturës që është një nga karakteristikat dhe veçoritë kryesore të shijes finale që e kemi në filxhan të kafesë”, u shpreh Lleshi.
“Ne si kompani përpiqemi që kualiteti i produktit final të jetë krahas standarteve të cilat kërkohen, prandaj edhe jemi të certifikuar me standardin që garanton se produkti është i sigurt dhe kualitativ”, tha Lleshi.
The post Banorët e BBVK njoftohen rreth prodhimit të Prince Caffe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.