Aleanca Audiovizuale Kundër Piraterisë, bashkë me Prokurorinë në Katania në Itali, kanë kryer operacionin “Takedown”, që është më i madhi kundër piraterisë audovizive të kryer në Evropë.
Me koordinimin e “Eurojust” dhe “Europol”, ata shkatërruan organizatën kriminale më të madhe, që u shërbeu ilegalisht mbi 22 milionë përdoruesve, raporton Klankosova.tv.
Sipas autoriteteve, akuzat kryesore përfshijnë shkeljen e të drejtave të autorit, aksesin e paautorizuar në sisteme kompjuterike, posedimin e kodeve të aksesit dhe mashtrim kompjuterik.
Në kuadër të operacionit, u sekuestruan më shumë se 2500 kanale dhe serverë të paligjshëm që menaxhonin shumicën e sinjaleve të paligjshme në Evropë, të cilat gjeneronin një qarkullim të paligjshëm prej mbi 250 milionë eurosh në muaj dhe rreth 3 miliardë euro në vit. /Klankosova.tv
The post Mobilizimi ndërkombëtar: Kapen kryepiratët e botës, në radhë Kosova appeared first on Klan Kosova.